Albin Berisha nesër kryen testet mjekësore tek Petrolul, Ballkani mban 20% të kartonit, ja të gjitha detajet e transferimit

Albin Berisha do ta vazhdojë karrierën në Rumani.

GazetaBlic Sport mëson se sulmuesi kosovar do të transferohet te skuadra e Petrolul, kurse prezantimi i tij do të bëhet të hënën.

I gjithë operacioni do t’i kushtojë skuadrës rumune 200 mijë euro, kurse Berisha do të firmos kontratë për 3 vite e gjysmë.

Skuadra e Ballkanit do ta ketë në pronësi 20% të kartonit të tij, duke përfituar edhe nga shitja e tij potenciale në vitet e ardhshme.
Kategoritë
LajmeSport