Pavarësisht lidhjeve të përsëritura me një rikthim në Evropë këtë muaj, Al-Ittihad nuk do të sanksionojë largimin e Karim Benzemas nga Arabia Saudite këtë muaj, sipas “L’Equipe”.
Në fillim të këtij muaji, u raportua se sulmuesi kishte kërkuar të largohej nga Al-Ittihad, vetëm disa muaj pasi kaloi si futbollist i lirë nga Real Madridi.
Ndërsa përfaqësuesit e francezit kanë mohuar raportet, emrat e klubeve të interesuara filluan të qarkullojnë, përfshirë Chelsean, Arsenalin, Manchester United dhe ish-klubin e tij, Lyonin.
Një klub që nuk do të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me Benzema është Real Madridi, me Carlo Ancelotti që refuzoi pa mëdyshje kthimin e 36-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, pavarësisht ekzistencës së interesimit nga klubet evropiane, Al-Ittihad nuk është i gatshëm të sanksionojë një largim, të paktën jo jashtë shtetit të Gjirit.
Klubi saudit thuhet se është plotësisht i mbyllur ndaj idesë për ta lënë fituesin e “Topit të Artë” të kthehet në Evropë këtë muaj, sipas “L’Equipe”, pasi do të konsiderohej një hap prapa për Ligën Profesionale Saudite.
Megjithatë, Al-Ittihad nuk do të ishte kundër huazimit të Benzemas në një klub tjetër saudit para mbylljes së afatit kalimtar. Por, mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë.
Ndryshe, Karim Benzema me klubin saudit ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.