A e keni ende mbështetjen e lojtarëve? Zidane jep përgjigje të shpejtë

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka pranuar përgjegjësinë për humbjen shokuese të skuadrës së tij nga Alcoyano në Copa del Rey të Mërkurën.

Pavarësisht se Eder Militao u dha gjigandëve spanjollë epërsinë në pjesën e parë, skuadra e nivelit të tretë Alcoyano e çoi ndeshjen në kohën shtesë me një gol në minutën e 80-të nga Jose Solbes.

Rezultati vjen në më pak se një javë pasi Real Madridi u nokautua në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës nga Athletic Bilbao dhe një barazim 0-0 me Osasunan në La Liga i parapriu këtij rezultati.

Pas ndeshjes, Zidane u pyet nëse ai e gëzon ende besimin dhe mbështetjen e tifozëve dhe u përgjigj:

“Unë mendoj kështu, por ju duhet t’i pyesni ata nëse unë ende kam mbështetjen e tyre,” tha ai.

“Ne kemi bërë gjëra të mira, jo aq shumë kohët e fundit, por përveç lojërave të fundit kemi bërë gjëra të mira këtë sezon. Ne duhet të përqendrohemi në gjërat që mund të bëhen.”

“Kur humbet, gjithmonë flitet. Unë marr përgjegjësi dhe çdo gjë që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Jam shumë i qetë, lojtarët donin ta fitonin ndeshjen. Ata përpiqen dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të ndryshme. Ju duhet të merrni përsipër përgjegjësinë.”, përfundoi Zidane.

Kategoritë
Sport