A e dini se çfarë do të thotë simboli i trekëndëshit në etiketat e veshjeve? është shumë e rëndësishme

Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë që një bluzë të dalë nga lavatriçe e tkurrur, e dëmtuar apo e shtrirë. Kjo nuk do t’ju kishte ndodhur nëse do të kishit studiuar etiketën në atë veshje.

Çdo veshje vjen me një sërë simbolesh në etiketë që shpjegojnë saktësisht se si të kujdeseni për të. Dhe ndërsa disa nga kuptimet e këtyre simboleve janë mjaft të vetë-shpjegueshme, simboli në formë trekëndëshi ka lënë shumë të hutuar – por në fakt është çelësi për t’i kushtuar vëmendje.

Ky simbol i referohet zbardhjes së veshjeve, kështu që anashkalimi i këtij kontrolli mund të dëmtojë seriozisht integritetin e veshjes në planin afatgjatë.

  • Një trekëndësh bosh thotë se mund të përdorni çdo lloj zbardhuesi në atë veshje.
  • Një trekëndësh i mbushur me vija diagonale do të thotë që mund të përdorni vetëm zbardhues pa klor.
  • Një trekëndësh i mbushur dhe i kryqëzuar na thotë se nuk duhet të përdorim zbardhues në atë pjesë të veshjes për të mos e prishur atë.

“Gjithçka që duhet të dini për rrobat tuaja është në etiketat e tyre. Njohja e simbolit mund t’ju ndihmojë të shmangni aksidentet në lavanderi dhe t’i bëni rrobat tuaja të preferuara të zgjasin më gjatë”, tha Salah Sun, një ekspert lavanderie, siç raporton Mirror.

Kategoritë
Të ndryshme