​Ramos pozitiv me Covid-19

Sergio Ramos ka testuar pozitiv me Covid-19, ka konfirmuar skuadra e tij Real Madridi.

Këtë sezon, 35 vjeçari nuk është duke kaluar nëpër momente të mira, ku ka arritur të bëjë vetëm 15-të paraqitje në La Liga shkaku i lëndimeve të shumta, përcjell KosovaPress.

Fati jo i mirë këtë sezon vazhdon edhe sot, pasi që Reali e konfirmoi që mbrojtësi veteran tani është në vet-izolim për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Galaktikët” shpresojnë që Ramos do të rikthehet në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, dhe t’i ndihmoj ata që ta sigurojnë titullin përsëri, ku edhe mund të jetë titulli i fundit i tij me Realin, pasi që kontrata aktuale e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni.

Kategoritë
LajmeSportTë ndryshme