​Dy lajme shumë të mira për Juventusin

Mbrojtësit e Juventusit Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral janë rikuperuar nga dëmtimet dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit sot.

“Zonja e Vjetër” përballet me Dinamo Kievin në Ligën e Kampionëve të Mërkurën, por tashmë janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

“Puna e “Bianconerëve” në fushë vazhdon e pandërprerë: Juventusi u takua përsëri këtë mëngjes në Qendrën e Trajnimit”, thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

“Pasnesër, në fakt, do të jetë tashmë ndeshja e Ligës së Kampionëve: të Mërkurën në mbrëmje në “Allianz Stadium”, “Bianconerët” do të presin Dinamon e Kievit. Vetëm një objektiv është në mendjen e tyre: të përsërisin fitoren e parë në Kiev.

“Seanca e sotme ishte e ndarë në tre fusha të fokusit: posedimi, taktikat dhe ushtrimet. Duhet të theksohet se Chiellini dhe Demiral zhvilluan të gjithë seancën stërvitore me shokët e tyre të skuadrës. ”

Të dy lojtarët kishin pësuar dëmtime muskulore në fillim të këtij muaji.

Kategoritë
Sport