Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarin Gazmend Muhaxheri.
Diplomati italian në një postim në Twitter ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së e ka informuar mbi planet e kësaj partie për rolin konstruktiv në opozitë dhe debatin e brendshëm.
“Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje”, ka shkruar Orlando.