​Kurti: S’ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëse nuk njihet realitetit i Kosovës së pavarur

Mandatari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur dhe pranimin e të vërtetës nga ana e Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy popujve dhe në mes të dy shteteve.

Ai në foltotën e Kuvendit, duke prezantuar ekspozën e tij para të zgjedhurve të popullit, tha se me Serbinë, Kosova ka çështje të hapura që duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, megjithatë shtoi se asnjë progres nuk mund të bëhet nëse nuk mund të bëhet nëse nuk ka progres në zgjidhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

Kurti shtoi se raportet tona fqinjësore do t’i avansojmë nëpërmjet reciorocitetit.

Sipas tij, rruga drejt integrimit në BE, mund të jetë sfiduese por ajo nuk ka alternativë.

Kategoritë
LajmeVendi