Zgjedhjet në Turqi: Hapen kutiat e para, Erdogan prin me 49.89%

Qendrat e votimit në të gjithë Türkiye janë mbyllur pasi votimi në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit përfundoi në orën 17:00 sipas kohës lokale, transmeton Gazeta e Re.

Sipas rezultateve të para Presidenti Aktual Rexhep Tajip Erdogan prin me 49.89% ndërsa kryekandidati i tij Kemal Kılıçdaroglu ka marrë 45.33%

Ndryshe, rreth 60,7 milionë qytetarë turq ishin të regjistruar për të votuar në Türkiye, ndërsa jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë.

Gjithsej 191.884 kuti votimi ishin vendosur për votuesit në mbarë vendit, të cilët kishin të drejtë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës nga ora 08:00 deri në ora 17:00 sipas kohës lokale.

Çdo votues kishte mundësi të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni