Zbulohen substanca toksike në shumë ushqime për foshnja, përfshirë ato “organike”

Ekspertët kanë gjetur që substancat kimike si arseniku dhe plumbi janë hasur në mesin e vitaminave dhe mineraleve të shtuara në ushqimin e foshnjave.

Një studim zbuloi metale kimike në shumë ushqime për fëmijë, përfshirë ato me etiketën “organike”, si arseniku dhe plumbi, substanca këto që mund të dëmtojnë zhvillimin e trurit.

Nënkomiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së kërkoi të dhëna nga shtatë ndërmarrje të ushqimit për fëmijë pasi një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Healthy Babies Bright Futures” publikoi rezultatet e testeve të kryera mbi ushqimin për fëmijë në vitin 2019.

Vetëm katër nga kompanitë ushqimore në kuadër të hetimit, Gerber, Beech-Nut, prodhuesi i Earth’s Best Organics, Hain Celestial, dhe prodhuesi i Happy Family Organics, Nurture Inc., kanë ndarë të dhënat e tyre me komitetin.

Ekspertët kanë gjetur që substancat kimike si arseniku dhe plumbi janë hasur në mesin e vitaminave dhe mineraleve të shtuara në ushqimin e foshnjave.

Michael Hansen, një ekspert i lartë në organizatën joqeveritare Consumer Reports, deklaroi se është i shqetësuar për mënyrën se si mbetjet toksike në ushqim mund të dëmtojnë zhvillimin e foshnjave, truri i të cilave është në zhvillim e sipër, dhe se simptoma si probleme të sjelljes mund të vërehen në të ardhmen.

Hansen këshilloi prindërit të zgjedhin fruta dhe perime të papërpunuara në dietën e fëmijëve të tyre.

Nga ana tjetër, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka rekomanduar që ushqimet me bazë drithërash të preferohen për foshnjat, në vend të ushqimeve vetëm me oriz.

Në deklaratën e bërë nga FDA thuhet se ekspozimi ndaj kimikateve në produktet ushqimore është marrë në konsideratë dhe se prodhuesit e ushqimit për fëmijë kanë bërë përparim në zvogëlimin e arsenikut.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi