Zbulohen simptomat e llojit të ri të koronavirusit

Virusi i ri po përhapët më një shpejtësi të madhe në Britaninë e Madhe, shkencëtaret kanë thënë se është e rëndësishme të njohim simptomat që po shkaktohen nga ky virus, transmeton Gazeta Metro.

Simptomat janë të ngjashme me variantin e parë pra temperaturë e lartë, koll i vazhdueshëm, humbje të shijes dhë nuhatjes, skuqje në hundë, raporton Express-i britanik.

Në një raport të publikuar së fundmi në Britaninë e Madhe thuhet se ekzistojnë mundësi reale për një normë të vdekshmërisë më të lartë nga ky virus, magjisë të dhënat nuk e kanë konfirmuar ketë, kryeministri Boris Johnson, thekson se “ka disa prova që lloji i ri i koronavirusit lidhet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë” raporton CNN.

Ky lloj virusi mund të shkaktojë dhimbje në muskuj dhe në nyje edhe pasi të largohet nga trupi i personave të infektuar, tha eksperti amerikan Anthony Fauchi.

Kujtojmë se rasti i parë i këtij virusi është paraqitur në shtetin tonë fqinjë Maqedoninë e Veriut.

Kategoritë
LajmeShëndetësi