Vuçiç: Serbia u shmang nga një grushtshtet

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mendon se ka arritur të shmangë një grusht shteti që kishte si viktimë atë vetë dhe rendin kushtetues të Serbisë.

Vuçiç pranoi në fundjavë se ai është përgjuar për një vit e gjysmë nga aktorë dhe autoritete që mendon se i njeh, edhe pse jo me emra të përveçëm.

“Kam prova bisedat e incizuara, që dikush mendonte t’i fshinte, t’i fshehte. Por harruan se kur ke përkrahje të gjerë në popull, ke shumë njerëz që duan ta bëjnë detyrën e vet me ndershmëri dhe profesionalizëm. Emrat e atyre që më përgjuan unë nuk i di, por e kam një ide,” deklaroi Vuçiç për gazetën serbe “Kurir”.

Ai ftoi autoritetet kompetente të hetojnë personat që shkelën ligjin duke e përgjuar atë pa leje.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, tha të dielën se njësitë speciale të dikasterit të tij po zhvillojnë hetime intensive për të zbuluar përgjegjësitë dhe qëllimin e përgjimeve.

Presidenti Vuçiç nuk po e bën këtë për politikë, por sepse është e vërteta. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon neve ta konfirmojmë atë” shtoi Vulin në reagimin e tij.

Më shumë se një vit më parë, Beogradi informoi për një tjetër aferë spiunazhi me informacionet shtetërore që atë kohë kishte si personazhe agjentë të shërbimit serb dhe atij rus.

Vuçiç e udhëheq Serbinë në rolin e presidentit që nga 2017-ta, pas dy mandateve në krye të së njëjtës qeveri që ka tani pushtetin deri në vitin 2022.

Kategoritë
LajmeRajoni