Tifozët kanë nisur të kërkojnë kthimin e Ozilit në skuadrën e Arsenalit, lojtari i pëlqen postimet

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për skuadrën e tij, para se t’i shuhen shpresat për top-katërshe.

Humbja turpëruese nga Aston Villa në Emirates (0-3) ishte dëshmi se Topçinjtë nuk janë në rrugën e duhur të ndërtimit të një ekipi triumfues.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi (pas asaj nga Leicester City), por ajo që shqetëson është performanca e pakënaqshme e Arsenalit.

Ndërsa tifozët tashmë kanë filluar ta kërkojnë Mesut Ozilin, i cili është lënë jashtë ekipit të parë të Artetas.

Mbështetësit e Topçinjve kanë bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale duke thënë se iu mungon Ozili dhe kanë kërkuar kthimin e tij, ndërsa vet lojtari i ka pëlqyer disa prej këtyre publikimeve.

Mediat sportive raportojnë se mesfushori ofensiv mund të rikthehet në skuadër, duke qenë se më keq se kaq nuk ka se çfarë t’i ndodhe Arsenalit, pos që 32-vjeçari mund të ofrojë kreativitetin e tij për t’i ndihmuar bashkëlojtarët.

Kategoritë
Sport