ShBA – Ashpërsohet dhuna ndaj protestuesve, gaz lotsjellës, ujë me presion dhe arrestime

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë i SHBA-së, Christopher Miller, deklaroi se kanë aktivizuar Gardën Kombëtare pas ngjarjeve në Washington, duke theksuar se stafi i tyre “është i betuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe qeverisjen demokratike” gjë që ka shkaktuar ashpërsimin e ndërhyrjeve policore ndaj protestuesve.

Gruaja e cila me sa duket u qëllua në gjoks në ndërtesën e Kongresit Amerikan (Capitol) gjatë trazirave masive të mbështetësve të presidentit të SHBA-së Donald Trump ka vdekur, transmeton AA.

Vdekja e saj u konfirmua nga policia e Washingtonit gjatë një telefonate, por detaje shtesë nuk janë shpalosur.

Ajo u pa teksa dilte duke u mbajtur nga punëtorët mjekësorë nga legjislatura federale ndërsa ishte e gjakosur shumë.

Mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit u përpoqën të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Sipas raportimeve shumë zyrtarë të policisë janë plagosur.

Pas incidentit, kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Bowser, shpalli orë policore duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës lokale.

Kategoritë
BotaLajme