Salah e Shaqiri shkëlqejnë në fitoren e Liverpoolit, reagon edhe Avdullah Hoti

Fitorja e Liverpoolit ndaj West Ham Unitedit ishte shumë e rëndësishme për të vazhduar qëndrimin në hap me kryesuesit e tabelës.

Kësaj fitoreje iu kanë gëzuar shumë tifozët e kësaj skuadre e ku në mesin e tyre është edhe kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përcjell KosovaPress.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Hoti në “Facebook” ka ndarë me ndjekësit e tij faktin se e ka shikuar këtë ndeshje dhe njëkohësisht ia ka bashkangjitur fjalinë më të cilën identifikohet tifozëria e Liverpoolit “You’ll never walk alone”

Ndërsa, përkundër se në këtë ndeshje shkëlqeu edhe Xherdan Shaqiri, ne foton e bashkangjitur në postim nga Hoti shihen Mohamed Salah dhe Handerson.

Kategoritë
Sport