Këngëtari serb që jeton në Mitrovicën e Veriut, Milomir Martinovic, i ka reaguar ashpër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, duke i kërkuar që të largohet nga Kosova, madje ai e quajti presidentin edhe skizofren, shkruan Gazeta Metro.
Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë e serbëve të Kosovës, ndaj Vucic, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ashtu siç është faktuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë, që Serbia ka qenë prapa sulmit terrorist në Kosovë, atëherë shumë qytetarë serb kanë nisur që ta kritikojnë Vucicin për këtë gjë.
Ai i ka kërkuar atij që të largohet nga Kosova.
“I nderuari president skizofren i Serbisë, ne e dimë se nëse dikush një fjalë e thotë për ty, ti je i informuar, kështu që e sheh edhe këtë që po ta them: Largohu bre budallë nga Kosova, largohu nga ne bre nënën ta q****”, ka thënë Martinovic. /gazetametro.net