Osmani përkujton demonstratat e vitit ’81: Guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë

Sot bëhen 43 vjet qet nga fillimi i demonstratave të vitit 1981.

Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar këto demonstrata, ku ka thënë se “Revolta e bukës” në mensë përfaqësoi revoltë kundrejt një regjimi shtypës, shkruan lajmi.net.

“Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se kjo tregon për fuqinë e studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore.

“Guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë e përmbushur më 17 shkurt 2008”, theksoi ajo.

Osmani më tutje shtoi se guximi dhe rezistenca e studentëve të atij brezi, mbajti në supe luftën për liri, duke çuar në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi