“Nestle” hap fabrikën e parë të ushqimit mjekësor në Turqi

“Fabrika që do të ndërtohet me një investim në vlerë prej 250 milionë lira turke (30 milionë dollarë) do të gjenerojë drejtpërdrejt dhe indirekt 400 vende pune”, tha ministri Varank.

Kompania Nestle ka hapur fabrikën e parë të ushqimit mjekësor në Bursa të Turqisë, njoftoi sot ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së vendit, Mustafa Varank, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e hapjes, Varank tha se fabrika do të jetë investimi më i madh i Nestle-s në Turqi që nga viti 2011.

“Fabrika që do të ndërtohet me një investim në vlerë prej 250 milionë lira turke (30 milionë dollarë) do të gjenerojë drejtpërdrejt dhe indirekt 400 vende pune”, tha Varank.

Sapo fabrika të fillojë prodhimin, ajo do të përmbushë 63 për qind të importeve të produkteve ushqimore mjekësore të Turqisë.

“Me fjalë të tjera, me këtë investim është bërë një veprim i madh i indigjenizimit në fushën e të ushqyerit mjekësor”, nënvizoi Varank.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme