Nëna mori vaksinën gjatë shtatzanisë, lind foshnja e parë me antitrupa

Në Florida të SHBA ka lindur foshja e parë me antitrupa koronavirus nga një grua të cilës iu dha doza e parë e vaksinës “Moderna” gjatë shtatzënisë. Nëna, punonjëse e frontit të parë, u vaksinua në janar gjatë javës së 36-të të shtatzënisë së saj dhe tre javë më vonë lindi një vajzë të shëndetshme.

Pediatrit amerikanë të Universitetit të Kolegjit të Mjekësisë të Florida-Atlantikut, të udhëhequr nga Dr. Paul Gilbert, i cili analizoi gjakun e foshnjës dhe gjeti antitrupa IgG në të, bënë botimin përkatës në medRxiv.

Sipas “The Guardian”, mjekët thanë se falë antitrupave ekziston mundësia për të mbrojtur dhe zvogëluar rrezikun e infektimit të foshnjës pasi nëna të vaksinohet”. Ata theksuan, megjithatë, se çështja ka nevojë për hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse të sapolindurit kanë në të vërtetë dhe në çfarë mase mbrojtje ndaj Covid-19.

Siç thanë ata, mijëra foshnje do të lindin gradualisht nga nënat e vaksinuara kundër koronavirusit, kështu që nevojiten studime për t’u përqëndruar në faktin nëse antitrupat transmetohen nga nëna tek foshnja. Në të kaluarën, është zbuluar se në vaksinat e tjera, të tilla si gripi, antitrupat kalojnë përmes placentës nga nëna shtatzënë e vaksinuar te fetusi.

Shkencëtarët kanë filluar të mësojnë më shumë se si funksionon vaksina e koronavirusit tek gratë shtatzëna dhe disa kompani farmaceutike tashmë kanë filluar të përfshijnë gratë shtatzëna në studimet e tyre të vaksinave.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi