Ndryshimi i klimës, 10 rregullat për mbjelljen e pemëve që duhet ti ketë prioritet çdo komb

Pyjet janë thelbësore për jetën në Tokë, por ato po zhduken shpejt. Për këtë arsye shkencëtarët britanikë kanë propozuar dhjetë rregulla që duhet të shpallen prioritet nga kombet për këtë dekadë. Synimi është lufta ndaj ndryshimit të klimës dhe mbrojtja e biodiversitetit.

Shkencëtarët britanikë kanë propozuar dhjetë rregulla të arta për mbjelljen e pemëvë, të cilat ata thonë se duhet të shpallen prioritet kryesor nga të gjitha kombet për këtë dekadë.

Mbjellja e pemëve është një zgjidhje e shkëlqyer për të trajtuar ndryshimin e klimës dhe për të mbrojtur biodiversitetin, por pema e gabuar në vendin e gabuar mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, thonë ekspertët.

“Mbjellja e pemëve të duhura në vendin e duhur duhet të jetë një përparësi kryesore për të gjitha kombet pasi përballemi me një dekadë thelbësore për të siguruar të ardhmen e planetit tonë,” tha Dr. Paul Smith, studiues dhe sekretar i përgjithshëm i ruajtjes së Kopshteve Botanike Ndërkombëtare në Kew.

Rregullat përfshijnë së pari mbrojtjen e pyjeve ekzistuese dhe përfshirjen e njerëzve lokalë në zemër të projekteve për mbjelljen e pemëve.

Ekspertët këshillojnë rikuperimin e biodiversitetit, të zgjidhet zona e duhur për ripyllëzimin, rigjenerim natyror i pyjeve kudo ku është e mundur dhe puna me planifikimin, duke kombinuar njohuritë shkencore me njohuritë lokale.

Pyjet janë thelbësore për jetën në Tokë. Ato sigurojnë një shtëpi për tre të katërtat e bimëve dhe kafshëve në botë, thithin dioksid karboni dhe sigurojnë ushqim, karburant dhe ilaçe. Por ato po zhduken shpejt, një zonë me madhësinë e Danimarkës me një pyll tropikal të pacenuar humbet çdo vit.

Një mori projektesh ambicioze për mbjelljen e pemëve janë duke u zhvilluar në të gjithë botën për të zëvendësuar pyjet që humbasin.

Boris Johnson synon të mbjellë 30,000 hektarë pyll të ri në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga Afrikanët pritet të mbjellë një pyll prej 8,048 km për të luftuar ndryshimin e klimës.

Kategoritë
Të ndryshme