Mjeku pranon: Kemi pasur raste të fëmijë të porsalindur me covid

Në gati një vit pandemi koronavirusi nuk ka kursyer askënd, gratë shtatëzënë janë një kategori e rrezikuar dy herë, qoftë për shëndetin e tyre apo edhe të foshnjes.

Rastet e pacienteve shtatëzënë kanë qenë të shpeshta dhe  trajtimi i tyre thotë mjeku obstrik gjinekologjik Kastriot Dallaku është bërë ose në maternitet ose në spitalet covid, në varësi të agresivitetit të sëmundjes.

Të  shpeshta kanë qenë edhe rastet e fëmijëvë të lindur me Covid, pasi nëna ka qenë bartëse e virusit shpjegon mjeku.

Kastriot Dallaku: “Kemi pasur raste kur menjëherë pas lindjes qoftë në rastet e dyshuara për covid në gratë shtatzëna. Kemi pasur dhe raste kur sëmundja është transmetuar pas lindjes tek bebi, por këto raste kanë shkuar mirë”

Ministrisë së Shëndetësisë por dhe institucioneve të tjera u është kërkuar një informacion zyrtar se sa kanë qenë rastet e tilla, por ende nuk ka një të dhënë të saktë.

Të hënën, 22 shkurt, një nënë e re ka ndërruar jetë disa ditë pasi solli në jetë fëmijën. Shkak ishin komplikacionet prej koronavirusit.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi