Mësohet arsyeja që mund ta shpëtojë Zidanen nga shkarkimi

Zinedine Zidane duhet gjithsesi të ngritë titullin e Ligës së Kampionëve, nëse dëshiron t’i shpëtojë shkarkimit nga detyra e trajnerit, raporton “AS”.

“Galaktikët” tani janë 10 pikë larg rivalëve të Atletico Madridit që e kryesojnë tabelën e La Ligas, ku javën e kaluar pësuan humbje kundër Levantes, dhe po ashtu janë eliminuar nga “Coppa Del Rey “.

Zidanes do t’i duhet ta fitojë titullin e katërt të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, përndryshe krerët e Real-it do të jenë të detyruar ta shkarkojnë teknikun francez.

Kategoritë
Sport