Media në Serbi e tronditur: Djali nga Vranja shkoi te Kombëtarja e Kosovës!

Sa herë që përmendet Kosova, mediat në Serbi llomotitin dhe duken sikur të tronditur.

Rasti i fundit është me futbollistin shqiptar, Betim Fazliji, që ka hallakatur edhe serbët.

“Djali nga Vranja shpiku një dëmtim dhe tradhtoi ekipin kombëtar (Zvicrën)! Betim Fazliji është shënjestra e dy ekipeve kombëtare – e ashtuquajtura Kosova dhe Zvicra, të cilat po luftojnë për futbollistin e ri.

Futbollisti nga St. Gallen, i cili ka lindur në vitin 1999 në Vranjë, është i ftuar në grumbullimin e të ashtuquajturës ekip kombëtar Kosova për ciklin e nëntorit të Ligës së Kombeve”, shkarravit “Kurir”.

“Fazliji ishte i ftuar në ekipin kombëtar të Zvicrës një muaj më parë, por një dëmtim i muskujve e pengoi atë që të luante. Tani, ai gjithnjë e më shumë dyshohet për dëmtimin për të cilin mungoi”, shkruan më tej.

“Sipas mediave zvicerane, ai pranoi që të luaj për Kosovën e seniorëve. Ftesa pasoi jo më pak dhe jo më shumë se nga personalisht përzgjedhësi Bernard Challandes, i cili meqë është zviceran, e ftoi futbollistin e ri në ekipin e tij”, shkruan më tej.

“Zviceranët tashmë po shkruajnë për “tradhtinë”, dhe duket se askush nuk mund ta bindë Betim Fazliji të ndryshojë mendjen dhe të luajë për një kombëtare më të mirë, ku janë  të përfshirë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri….

Kështu, futbollisti standard i St. Gallenit do të ketë një shans për të bërë debutimin e tij në miqësore kundër Shqipërisë, pastaj Sllovenisë ose Moldavisë, me këto të fundit e ashtuquajtura Kosova luan në Ligën e Kombeve në nëntor”, shkruan mediumi serb!

Kategoritë
LajmeSport