Kylian Mbappé tentoi të përshëndesë Kyle Walker në korridor para çerekfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Anglisë (2:1), por mbrojtësi anglez e injoroi plotësisht futbollistin më të mirë francez dhe i shkaktoi atij një siklet të madh.
Si një boksier para fillimit të një lufte, Mbappé u përpoq t’i zgjaste dorën kundërshtarit të tij, por përkundrazi mbeti i befasuar nga lëvizja e lojtarit të Manchester City.
Në videon e publikuar nga BBC, sulmuesi francez i thërret Walkerit dhe i jep dorën, ndërsa mbrojtësi i djathtë anglez kthehet, shikon sulmuesin, por nuk pranon t’i japë dorën.
Kylian Mbappe was brutally pied by Kyle Walker in the tunnel, it was so awkward. pic.twitter.com/pUvXsesCUZ
— SPORTbible (@sportbible) December 11, 2022
Gjithçka ishte qesharake për Mbappe, por buzëqeshja e tij zbuloi edhe shqetësimin e madh që përjetoi para të gjithë lojtarëve në tunel dhe duket se Walker ishte tërësisht i fokusuar tek ndeshja dhe rivali i tij, të cilin e ruante rreptësisht dhe për shkak se se ai nuk donte i jep atij vëmendje shtesë.
Walker ignoring Mbappe pic.twitter.com/km5hZudfI0
— James John (@JamesJohn2427) December 11, 2022
Edhe pse Mbappe nuk luajti, në fund Franca fitoi 2:1 me shumë fat dhe të mërkurën në orën 20:00 do të luajë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Marokut, sensacioni më i madh i Botërorit të sivjetmë në Katar.
A dini diçka më shumë rreth temës apo dëshironi të raportoni një gabim në tekst?