Maqedonia e Veriut me katër shqiptarë në fushë bën historinë, siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian

Maqedonia e Veriut ka arritur të fitojë si mysafirë i Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në finalen e Play-Off-itë të Ligës së Kombeve.

Me këtë fitore, Maqedonia e Veriut e ka siguruar një biletë për në kampionatin evropian “EURO 2020”, ku do të jetë në mesin e 32 kombëtareve më të mira të kontinentit të vjetër.

Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse të dy ekipet e kishin nga një rast të mirë.

Tornike Okriashvili i Gjeorgjisë rrezikoi në minutën e 30-të me një goditje të bukur, por topi shkoi mbi shtyllë.

Për maqedonasit ishte Goran Pandev ai që rrezikoi, po as ky nuk kishte fat, pasi portieri vendas bëri një pritej të madhe.

Në pjesën e dytë Maqedonia e shënoi golin që doli të jetë edhe i fitores.

Pandev shënoi pas një kombinimi të bukur mes Elif Elmas dhe Nestorovskit, duke e lënë portierin dhe mbrojtjen të shtangur (1-0).

Për Maqedoninë e Veriut në këtë ndeshje Igor Angelovski kishte mungesën e madhe të Enis Bardhit, por luajtën nga minuta e parë, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Ezgjan Aliovski dhe Arijan Ademi.

Në gjysmëfinale të play-offit Maqedonia e kishte mposhtur Kosovën në Shkup me rezultat 2-1.

Kategoritë
Sport