Maqedoni e Veriut, mbi 100 raste të reja dhe 20 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit nga 761 teste të kryera 106 persona kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë nga: Shkup-72, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-5, Tetovë-3, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-6, Strumicë-5, Radovish-1, Koçanë-1, Berovë-1 dhe Resnjë-1.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 20 pacientë, katër nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Dibra, dy nga Prilepi, dy nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Kavadari, tre pacientë nga Gostivari, një nga Kriva Pallanka, një nga Krusheva, një nga Vallandova dhe dy nga Negotina.

Nga Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftojnë se janë shëruar 603 pacientë.

Kategoritë
LajmeRajoni