Liverpoolit i thellohet kriza, lëndohet edhe Gomezi

Liverpooli ka pësuar edhe një humbje tjetër të madhe në repartin defansiv, pasi raportohet se është lënduar mbrojtësi Joe Gomez gjatë angazhimit me Anglinë.

Qendërmbrojtësi raportohet të jetë lënduar sot gjatë stërvitjes në St George’s Park, transmeton KOHA.

Lëndimi i tij do të jetë një humbje tjetër e madhe për skuadrën e Jurgen Kloppit që tashmë është pa Van Dijkun e Fabinhon, që të dy të lënduar. Derisa në ndeshjen e fundit ishte lënduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Tren Alexander-Arnold, i cili pritet të mungojë për katër javë.

Liverpooli tani mbetet me vetëm një qendër mbrojtës senior, Joel Matipin, i cili sapo është rikthyer nga lëndimi.

Dy opsionet e vetme tani për Kloppin mbeten 19 vjeçari Rhys Williams, e 23 vjeçari Nat Phillips, por si opsion tjetër është përfolur edhe kapiteni Jordan Henderson.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet