Klubi turk Balıkesirspor, huazon sulmuesin kosovar Arb Manaj

“Balikesirspor, ka huazuar deri në fund të sezonit Arb Manajn i cili ishte pjesë e Ankara Keçiörengücü”, thuhet në postimin e klubit në Twitter.

Klubi i Ligës së Parë TFF të Turqisë, Aydeniz Et Balıkesirspor, ka huazuar sulmuesin kosovar Arb Manaj, i cili më herët ishte pjesë e skuadrës, Ankara Keçiörengücü, po të njëjtës ligë.

“Balikesirspor, ka huazuar deri në fund të sezonit Arb Manajn i cili ishte pjesë e Ankara Keçiörengücü”, thuhet në postimin e bërë nga klubi nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Në postim gjithashtu është bashkangjitur një fotografi nga ceremonia e nënshkrimit mes kryetarit të Balıkesirspor Ümit Arslan dhe futbollistit kosovar Arb Manaj.

Manaj në 12 ndeshje për Ankara Keçiörengücü ka shënuar 4 gola dhe 2 asistime.

Kategoritë
Sport