Ja cila është detyra e Tuchel tek Chelsea

Tekniku gjerman Thomas Tuchel ka për detyra ta mbajë Chelsean në Top 4, që ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, raporton “Daily Mail”.

Nëse gjermani dëshiron ta vazhdojë qëndrimin me Chelsean, ai duhet të dëshmojë që është i denjë për detyrën e trajnerit tek “Blutë”, duke e mbajtur Chelsean lartë në tabelë, për ta siguruar biletën për në edicionin 2021/22 të Ligës së Kampionëve.

Tuchel, i cili u shkarkua në fillim të këtij edicioni nga Paris Saint-Germain, u emërua si trajner i Chelseat gjatë muajit janar, ku ka nënshkruar një kontratë prej 18 muajsh me skuadrën londineze, dhe duhet ta dëshmojë vetën që t’i vazhdohet qëndrimi në “Stamford Bridge”.

Kategoritë
Sport