Ish Sekretari i Mbrojtjes: Autoritetet nuk ishin përgatitur për të ndaluar sulmin në Kongres

Ish Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta kritikoi ashpër zbatimin e ligjit federal në Washington , duke pretenduar se nuk ishin përgatitur për mbrojtjen e vendit nga përkrahësit e Donald Trump.

“Çfarë dreqin po mendonte zbatimi i ligjit në Capitol Hill duke mos e siguruar Capitolin sot?” tha Panetta për CNBC.

Panneta, i cili udhëhoqi Departamentin e Mbrojtjes gjatë periudhës së ish Presidentit Barack Obama shërbeu edhe si drejtor i CIA-s dhe si shef i shtabit të isht Presidentit Bill Clinton.

Trazirat në Capitol ndaluan takimin e Kongresit për të çertefikuar rezultatet e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, në të cilat presidenti i zgjedhur Biden mundi Trump.

Mbështetësit e Trump ishin mbledhur në Washington këtë javë për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.

Trump deklaroi më herët :“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Ne nuk do ta pranojmë rezultatin.”

“Të gjithë e dinin se do të kishte një shqetësim,” i tha Panetta CNBC. “Të gjithë e dinin se do të kishte njerëz që ishin të interesuar të krijonin trazira në Kapitol. Sinqerisht, ishte përgjegjësi e zbatimit të ligjit dhe policisë së Capitol Hill për të siguruar Kapitolin, dhe nuk jam i sigurt se çfarë ndodhi që e lejoi këtë ngjarje. ”

Ish zyrtarë të tjerë të sigurimit kombëtar të SHBA gjithashtu mendojnë se  zbatimi i ligjit federal duhet të ishte përgatitur në mënyrë më të përshtatshme për të siguruar Kapitolin, duke ditur që Dhoma dhe Senati do të ishin në seancë për të konfirmuar votimin e Kolegjit Zgjedhor.

“Unë mendoj se është dështimi më tronditës i sigurisë që mund të imagjinohet, për të vendosur Kongresin e Shteteve të Bashkuara në një rrezik fizik në një dhomë kongresi të okupuar sepse ata nuk ishin të përgatitur për t’u marrë me të”, tha gjenerali në pension Barry Michael Chertoff

 “Unë mendoj se duhet të rishikohet edhe arsyeja pse policia e Kapitolit dukej e papërgatitur për atë sulm me të cilin mund të përballeshin,” tha Chertoff, i cili mbikëqyri DHS nga 2005 në 2009. “Njerëzit nuk duhet të kishin qenë kurrë në gjendje të futeshin brenda ndërtesës.”

CNBC iu drejtua për Policisë së Kapitolit të SHBA për komente mbi vërejtjet e bëra nga Panetta, McCaffrey dhe Chertoff.

Kategoritë
BotaLajme