Federata norvegjeze dhuroi për Gazën të gjitha të ardhurat nga biletat e ndeshjes me Izraelin

Federata e Futbollit e Norvegjisë i ka dhuruar për qëllime humanitare të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Izraelit, në ndihmë të banorëve të Gazës.

Mjetet e grumbulluara do t’u ndahen organizatave mjekësore dhe humanitare, përfshirë organizatën Mjekët pa Kufij (Médecins Sans Frontières – MSF), të cilat ofrojnë kujdes shëndetësor dhe ndihma të tjera të domosdoshme për civilët e prekur nga konflikti.

Nga Federata Norvegjeze e Futbollit deklaruan se qëllimi i kësaj nisme është ofrimi i mbështetjes konkrete për popullsinë që po përballet me një krizë të rëndë humanitare, pavarësisht rrethanave politike.

Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e vlerësuan veprimin e federatës norvegjeze si një shembull të përdorimit të sportit për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë.

Kategoritë
Sport