Irani raporton sulm amerikan në ishullin Hengam pranë Ngushticës së Hormuzit

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit për shkak të situatës rreth Ngushticës së Hormuzit, ndërsa të dyja palët kanë shkëmbyer sulme, pavarësisht arritjes së një memorandumi mirëkuptimi

Mediat iraniane kanë raportuar për një sulm amerikan në ishullin Hengam, në jug të Iranit, ndërsa përshkallëzimi ushtarak mes Washingtonit dhe Teheranit vazhdon, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se predha amerikane goditën një objekt në ishull, i cili ndodhet në jug të ishullit Keshm, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Nuk u dhanë detaje lidhur me viktimat apo dëmet e shkaktuara nga sulmi.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit për shkak të situatës rreth Ngushticës së Hormuzit, ndërsa të dyja palët kanë shkëmbyer sulme, pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synonte t’i jepte fund konfliktit dhe të çonte drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Kategoritë
BotaLajme