Igli Tare sulmohet nga një pitbull, i merr jetën edhe njërit prej qenëve të tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Drejtorin e klubit italian të futbollit Lazio, shqiptarin Igli Tare.

Një ditë më parë, Drejtori i Lazios është sulmuar në rrugë nga një qen i racës pitbull, që i shkaktuar plagë në trup si dhe i ka marrë jetën qenit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rezidencës së tij në zonën Olgiata të Romës, ku Drejtori i Lazios kishte dalë për të shëtitur me dy qentë e tij, njëri prej të cilëve i racës barboncino.

Pitbulli, i cili i kishte shpëtuar kontrollit të padronit, ka sulmuar papritmas Drejtorin e Lazios duke i shkaktuar plagë të lehta e po ashtu edhe njërit prej dy qenëve të tij.

Ndërsa qeni tjetër i racës barboncino nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Komiteti i banorëve të zonës rezidenciale Olgiata në Romë bëjnë me dije se kanë ndërmarrë një aksion civile e legal ndaj kësaj ngjarje në mënyrë që të mos përsëritet më për mbrojtjen e sigurinë e të gjithë komunitetit banues i kësaj lagje, të cilët ndjehen fort të tronditura nga gjithçka ka ndodhur.

Tifozat lacialë kanë shprehur përmes rrjeteve sociale solidaritetin e keqardhjen e tyre Drejtorit të Lazios Igli Tare.

Kategoritë
Sport