Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Hamza thotë se këto dy ligje u proceduan dhe u miratuan në kundërshtim me rekomandimet e Zyrës së BE’së, OSBE’së dhe shteteve partnere.
Sipas tij, kjo qasje e Qeverisë së Kosovës e ka futur Kosovën nën sanksione, duke e larguar kështu nga rruga e integrimit në BE dhe NATO.
“Bazuar në përvojën time të gjatë, çdo ligj e kemi miratuar vetëm atëherë kur e kemi harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira demokratike. Prandaj është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO.















