Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me mungesë të vezëve, dhe e njëjta situatë mund të ndodhë edhe në Gjermani. Arsyeja kryesore për këtë është gripi i shpendëve, i cili po shkakton ngordhjen masive të shpendëve të përdorur për prodhimin e vezëve.
Shoqata Gjermane e Prodhuesve të Vezëve ka paralajmëruar se konsumatorët mund të përballen me kufizime drastike. Kërkesa për vezë në këtë vend tejkalon ndjeshëm ofertën. Në shumicën e fermave të prodhimit të vezëve, ku shpendët janë asgjësuar për shkak të gripit të shpendëve, po rriten pula të reja. Megjithatë, siç theksojnë ekspertët, ky proces kërkon shtatë deri në tetë muaj. Për më tepër, bëhet gjithnjë e më e vështirë sigurimi i shpendëve të rinj për shkak të përhapjes së gripit.
Rritja e kërkesës për vezë lidhet edhe me perceptimin pozitiv që ato kanë fituar – gjithnjë e më shumë konsiderohen si një “superushqim” dhe jo si një faktor rreziku për kolesterolin. Konsumi i vezëve për frymë në Gjermani vitin e kaluar u rrit me tetë, duke arritur në 244 vezë për person.
Shoqata e përmendur thekson se tashmë oferta është e kufizuar, ndërkohë që çmimi i vezëve po rritet, shkruan Welt.