Fc Ballkani reagon në lidhje me raportimet për mospagesat e pagave të lojtarëve

Klubi i futbollit nga Suhareka, Ballkani ka mohuar raportimet e ditëve më parë se klubi është në vështirësi financiare dhe se si pasojë e kësaj nuk po ia del që të paguajë pagat e lojtarëve.

Përmes një reagimi ne faqen e tyre në “Facebook”, Ballkani ka bërë të ditur se raportimet e tilla nuk qëndrojnë dhe se janë duke u respektuar të gjitha kontratat me futbollistët dhe stafin e klubit, përcjell KosovaPress.

Klubi gjithashtu ka pranuar se ata kanë vështirësi financiare, sikur shumica e klubeve, por nuk kanë ngecur në dhënien e pagave për lojtarët sepse ato janë duke u dhënë brenda afateve kohore.

Kategoritë
Sport