Është e pasigurt nëse prodhimi i makinave me benzinë ​​dhe naftë do të ndalet në BE nga viti 2035, kundërshton Gjermania

Është arritur përparim në bisedimet ndërmjet Ministrisë së Transportit të Gjermanisë dhe Komisionit Evropian për përfundimin e planifikuar të prodhimit të makinave me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035, njoftoi sot Ministria gjermane e Transportit.

Pas muajsh negociatash, Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe anëtarët e BE-së vitin e kaluar arritën një marrëveshje për një ligj sipas të cilit makinat e reja të shitura në BE do të kenë zero emetim të dioksidit të karbonit nga viti 2035, gjë që do ta bënte të pamundur shitjen e makinave me motorët me djegie të brendshme.
Ligji i BE-së për makinat që lëshojnë dioksid karboni është aktualisht i bllokuar pasi ministri gjerman i Transportit Volker Wissing kundërshtoi në minutën e fundit, duke habitur anëtarët e tjerë dhe eurodeputetët që kishin miratuar më parë rregulloren e re.

Megjithatë, shtetet anëtare të BE-së kanë nevojë për miratimin e vendimit përpara se ai të hyjë në fuqi.

Vissing deklaroi në fund të muajit se përdorimi i lëndëve djegëse sintetike duhet të jetë i mundur edhe pas afatit të vitit 2035 dhe kërkoi nga Komisioni Evropian një propozim që do ta mundësonte këtë.

Prandaj votimi i ligjit të ri është “në pritje” derisa të marrë miratimin përfundimtar.

Ju kujtojmë se vendimi që vetëm automjetet elektrike mund të shiten nga 1 janari 2035 është një kontribut për arritjen e synimit të Bashkimit për të qenë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050 – një pjesë e botës pa emetim të dëmshëm të gazit. Kalimi nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovueshme të energjisë në transport është një nga segmentet më domethënëse të tranzicionit të energjisë, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Kategoritë
Ekonomi