Përmes një komunikate për media, u prezantua zyrtarisht formimi i një lëvizjeje të re politike në Kosovë, e cila synon të shndërrohet në një parti të fuqishme në skenën politike të vendit. Lëvizja, e cila do të quhet “Lidhja e Re e Prizrenit (L.LRP)”, me seli në Prizren, premton të sjellë një frymë të re dhe një qasje inovative në politikën kosovare.
Themeluesit e kësaj lëvizjeje përfshijnë figura të njohura nga fusha e akademisë, të cilët kanë për qëllim të krijojnë një platformë gjithëpërfshirëse që do të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës./Gazetaere
Komunikata e plotë