Djali i Trump ironizon Biden, bën montazh për rrëzimin e tij (Video)

Djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr, ka ironizuar rrëzimin e Presidentit Biden një ditë më parë teksa po ngjitej shkallëve për të hipur në aeroplan.

Nëpërmjet një video-montazhi të postuar në llogarinë e tij në Twitter, shihet Donald Trump i cili godet topin e golfit në një fushë, ndërsa në pjesën e dytë të videos duket sikur topi e godet prapa kokës Biden në momentin e rrëzimit.

Krahas videos ai kishte shkruar:” Nuk ishte era njerëz,” duke iu referuar njërës prej arsyeve të rrëzimit sipas Shtëpisë së Bardhë.

Kategoritë
BotaLajme