“Puna në projektin e prokurimit të ‘Eurofighter Typhoon’ që po kryhet me Mbretërinë e Bashkuar vazhdon si pjesë e përpjekjeve të modernizimit të Forcave tona Ajrore”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.
Turqia dhe Britania e Madhe po vazhdojnë punën për prokurimin e avionëve luftarakë “Eurofighter Typhoon”, si pjesë e përpjekjeve për modernizimin e Forcave Ajrore Turke, tha sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke.
Një ekip ekspertësh nga ministria, Grupi i Punës për Mirëmbajtjen e Avionëve të Komandës së Forcave Ajrore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Fabrikave Ushtarake inspektuan objektet e mirëmbajtjes së avionëve në bazën ajrore Coningsby të Forcave Ajrore Mbretërore në MB nga 15-17 shtator, tha ministria në platformën NSosyal.
“Puna në projektin e prokurimit të ‘Eurofighter Typhoon’ që po kryhet me Mbretërinë e Bashkuar vazhdon si pjesë e përpjekjeve të modernizimit të Forcave tona Ajrore”, tha ministria.
Ajo e përshkroi vizitën si një hap “strategjik” drejt planifikimit të proceseve të mirëmbajtjes dhe mbështetjes, duke siguruar përputhshmërinë e infrastrukturës teknike dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Inspektimi u krye ndërsa Ankaraja dhe Londra vazhdojnë punën e tyre në projektin e prokurimit të “Eurofighter Typhoon”, tha ministria.













