Dimal Basha ironizon me LDK-në dhe AAK-në për dorëheqjen e Kurtit

Deputeti i VV-së, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook, ka imagjinuar një bisedë të LDK-së dhe AAK-së rreth kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas asaj që Basha ka shkruar, LDK dhe AAK po duan një qeveri të re, por pavarësisht kësaj, siç thotë deputeti i VV-së, s’po duan zgjedhje pa dorëheqjen e Kurtit.

Postimi:

𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Qeveria ma e keqe që kemi pas! Duhet zgjedhje patjetër që me pru një qeveri të re!

𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Ani a po doni shkojmë në zgjedhje?

𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Ja jo, veç ti nëse ki qef me hjek dorë!

𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Po unë s’po ankohem për qeverinë time, ju po thoni duhet zgjedhje!

𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Kemi ba hajgare, rri se shumë mirë o ka shkon!

𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Faleminderit, vazhdojmë!

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi