Chiellini dhe Ramsey mungojnë kundër Lazios

Giorgio Chiellini dhe Aaron Ramsey nuk kanë udhëtuar fare me skuadrën sot në Lazio

Ndeshja pritet që të luhet të dielën në orën 12:30.

Chiellini është kthyer pas një problemi muskulor për të luajtur kundër Ferencvaros në mesjavë.

Megjithatë ai ka pësuar një lëndim të ri dhe nuk ja ka dalë për të udhëtuar për në Romë.

Po ashtu në këtë ndeshje për Juventusin pritet që të mos luajnë Ramsey, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro.

Skuadra e Juventusit që ka udhëtuar për Lazio: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Dragusin, Frabotta; Arthur, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala

Kategoritë
LajmeSport