Çelja e luleve apo ardhja e pranverës shton numrin e alergjive

Ajo çfarë vërehet shpesh është mungesa e informacionit sa i përket simptomave të alergjisë, pasi shumë prej tyre e ngatërrojnë alergjinë me virozat e ndryshme të stinës. Alergjitë e ndryshme janë evidente gjatë gjithë vitit, por në periudhën e pranverës ato evitohen më shumë.

Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca në seks, ndonjëherë shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diarre, të vjella. Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Kur në mjedis ndodhen shkaktarë të kësaj sëmundjeje, mund të ndodhë ajo që quhet alergji kronike.

Kjo alergji sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit kronik.

Të tjera simptoma kronike janë skuqja e syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy. Simptomat në hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në dritë. Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumë të pranishme pothuaj në të gjitha sëmundjet: irritimi i shpejtë dhe lodhja.

Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa lëndë që gjenden në mjedis, të cilat shkaktojnë reaksion me syrin, sidomos me konjunktivën(qepallat) që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lëndëve që shkaktojnë reaksionet infektive dhe alergjike shtesë, si histamina, ose që shkaktojnë alergji të vonuar dhe kronike.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi