Bitcoin arrin nivelin më të lartë që nga maji 2022

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë u rrit me mbi katër për qind duke u ngjitur në 37,104 dollarë në ora 08:53 të mëngjesit EDT (13:53 GMT) për të arritur nivelin e tij më të lartë që nga 5 maji i vitit 2022.

Bitcoin ka shënuar rritjen e vlerës së saj duke arritur në mbi 37 mijë dollarë për herë të parë në 18 muaj me optimizëm për miratimet rregullatore dhe interesin në rritje të investitorëve, transmeton Anadolu.

Sipas shifrave zyrtare, çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë u rrit me mbi katër për qind duke u ngjitur në 37,104 dollarë në ora 08:53 të mëngjesit EDT (13:53 GMT) për të arritur nivelin e tij më të lartë që nga 5 maji i vitit 2022.

Ethereum, altcoin më i madh në botë për nga vlera e tregut, gjithashtu u rrit në 1,929 dollarë në të njëjtën kohë, që është një rritje më e lartë që nga 17 korriku i vitit 2023.

Disa altcoin u rriten pothuajse 14 për qind në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga faqja e internetit e përcjelljes së çmimeve të aseteve dixhitale CoinMarketCap.

Të dhënat treguan se vlera totale e tregut të kriptove regjistroi rritje me 3,3 për qind në 1.38 trilion dollarë brenda kësaj kohe, ndërsa pjesa e Bitcoin në tregun e kriptove, e njohur si dominuese, ishte në 52,4 për qind.

Rritja e fundit është nxitur nga Fondet e Tregtuara në Shkëmbim të Kriptomonedhave (ETF) duke marrë miratimin rregullator në SHBA dhe nga interesi në rritje i investitorëve profesionistë për kriptomonedhat.

Investitorët dhe entuziastët e kriptos shpresojnë që Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC) do të fillojë të adoptojë një qëndrim më pozitiv ndaj kriptomonedhave, duke filluar nga ofrimi i miratimeve rregullatore për ETF-të.

Dje, SEC tha se ishte e hapur për të filluar bisedimet për Bitcoin ETF me Grayscale Investments, një kompani amerikane e menaxhimit të aseteve të monedhës digjitale.

Miratimi i aplikacioneve ETF nga kompanitë e investimeve të kriptove mund të hapë rrugën për investitorët e përgjithshëm në tregun e aseteve digjitale.

Kategoritë
Ekonomi