AUV: Ushqimet në Kosovë kontrollohen njëjtë si në vendet e rajonit dhe të BE-së, sfiduese numri i vogël i inspektorëve

Në Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) thonë se ushqimet në Kosovë kontrollohen njëjtë si në shtetet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, derisa bëjnë thirrje që t’i kushtohet rëndësi sigurisë së ushqimit.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tha për Telegrafin se për sot kanë parë aktivitete që të japin sa më shumë informata për qytetarët mbi rëndësinë që ka siguria ushqimore.

“Ne sot kemi paraparë që të japim sa më shumë informata për qytetarët, përmes juve mediave që sensibilizojnë mbi rëndësinë që ka siguria ushqimore për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Secili kudo që është në kontakt me ushqimin të ushtrojë kujdes, sepse në këtë formë kujdeset, në radhë të parë për vetveten dhe për të gjithë ata që do ta konsumojnë ushqimin që ai ka qenë në kontakt, përveç neve që kemi përgjegjësi për kontroll gjatë gjithë kohës”, u shpreh ai.

Tutje, ai shtoi se “të gjithë mund të kontribuojnë që të kemi ushqime sa më të sigurta, sa më cilësore, që ne qytetarët, konsumatorë të kenë shëndet më të mirë dhe të rritet jetëgjatësia e qytetarëve”.

Unmute
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi