ATK tejkalon planin e të hyrave për janar, mbledh 4 milionë euro më shumë

Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për janar kanë qenë 64.04 milionë euro ose rreth 4 milionë më shumë krahasuar me planin e paraparë.

Trendi në janar tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila do të ketë reflektim në aktivitetet tjera, të cilat vitin e kaluar si shkak i pandemisë me koronavirus janë zhvilluar brenda mundësive.

ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktojnë objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim, thuhet në komunikatë.

Kategoritë
Ekonomi