Arrest shtëpiak kundër të pandehurit që aksidentoi këmbësorin i cili vdiq nga plagët dy ditë më parë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se më 24.01.2021, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor, ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre.

Përmes komunikatës për medie, Gjykata e Ferizajt ka bërë të ditur se tri vite më parë, i pandehuri kishte aksidentuar një këmbësor, i cili nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.

“Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal – Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pabazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas komunikatës “gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 24.01.2021, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor, ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, në atë mënyrë që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe gjendjes së rrugës, dhe duke mos i kushtuar kujdes këmbësorit që ishte duke lëvizur nga ana e majtë për në anën e djathë në drejtim të lëvizjes së automjetit, tani të ndjerin N.P. e hedh mbi automjet dhe këmbësori përplaset në rrugë me ç’ rast nga plagët e marruara në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kategoritë
LajmeVendi