Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk janë ndalur për deklarime për media gjatë dy ngjarjeve të mbajtura sot, ku në fokus të pyetjeve të gazetarëve ka qenë çështja e gazit amerikan.
Gjatë pjesëmarrjes në shënimin e 36-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, Haxhiu dhe Kurti nuk u përgjigjën në pyetjen e KosovaPress-it, me arsyetimin se kanë agjendë të ngjeshur.














