Arb Manaj shkëlqen me ekipin e tij në Turqi: Shënon dy gola në ndeshjen për Kupë

Ish-futbollisti i Trepçës ’89, Arb Manaj, ka realizuar dy gola për skuadrën e tij të re, Ankara Keçiorengucu, shkruan Gazeta Metro. 

Arb Manaj gjatë afatit kalimtar të verës kaloi nga Trepça ’89 në Ankara Keçiorengucu në Turqi.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të Kupës së Turqisë dhe aty djaloshi nga Klina shkëlqeu me dy gola.

Manaj shënoi dy herë në minutat 70′ dhe 90′, për të treguar se do të jetë një nga armët më të forta të skuadrës nga kryeqyteti në edicionin e ri të garave.

Kjo ishte vetëm paraqitja e dytë titullar e Manajt, në skuadrën në të cilën aktivizohen edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë, Ilir Mustafa dhe Edon Hasani.

Kujtojmë që edhe në Superligë, Manaj kishte numër të lartë të golave dhe sezonin e kaluar ishte renditur i dyti

Kategoritë
LajmeSport