​Mustafa takohet me përfaqësues të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim me përfaqësues të OJQ-së “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”, me të cilët bisedoi për përmbylljen e suksesshme nga ministria të kërkesave që ka pasur kjo organizatë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Mustafa tha se ka sjellë udhëzimet administrative mes të cilëve ka krijuar bazë ligjore për ta bërë të obligueshëm regjistrimin dhe identifikimin e kafshëve shoqëruese.

Ai bashkë me përfaqësuesit e organizatës, njoftuan se do kontribuohet në ndalimin e braktisjes së kafshëve si dhe zvogëlimin e qenve endacakë.

Të dyja palët u dakorduan se kujdesi ndaj kafshëve dhe mbajtja e përgjegjshme e tyre, është parakusht për emancipim dhe zhvillim të shoqërisë dhe shtetit.

Mustafa njoftoi se me udhëzimet administrative, gjithashtu bëhet unifikimi i çmimeve të shërbimeve veterinare, sa i përket aplikimit të mikroçipit te kafshët shoqëruese, kastrimit/ sterilizimit/ e hospitalizimit të kafshëve shoqëruese dhe i identifikimit dhe regjistrimit të koshereve të bletëve, thuhet në komunikatë.

Kategoritë
LajmeVendi